Harduer

Motorola prezanton nesër një telefon të ri

Publikuar , 31 Maj 2017
0
Ky njoftim mund të korrespondojë me Moto Z2 Play detajet e të cilit janë publikuar vazhdimisht muajt e fundit. Motorola prezanton nesër një telefon të ri

Filiali Kanadez i Lenovo zgjodhi rrjetin social Twitter për të ngacmuar publikun ku njoftoi telefonin e ardhshëm. Cicërima vjen e shoqëruar nga një GIF të një gruaja me një model flokësh të viteve 80.

Edhe pse kemi paqartësi për të kuptuar mesazhin që Lenovo dëshiron të japë me këtë reklamë, besojmë se kompani ka të gjitha përgjigjet e ruajtura për ditën e nesërme.

Ky njoftim mund të korrespondojë me Moto Z2 Play detajet e të cilit janë publikuar vazhdimisht muajt e fundit. Telefoni do të përmbajë një bateri më të vogël sesa paraardhësi me kapacitet vetëm 3,000 mAh.

Si rezultat pritet që telefoni të jetë edhe më i hollë. Megjithatë më shumë do të mësojmë ditën e nesërme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me telefonin me palosje të Motorola me dizajn të viteve 90'

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>