Harduer

Motorola pritet të prezantojë 8 telefonë të rinj para Krishtlindjeve

Publikuar , 22 Gusht 2014
0
Motorola pritet të prezantojë 8 telefonë të rinj para Krishtlindjeve

motorola_generic_earphones_blogpostNjë raport i ri që vjen nga burimet e brendshme të kompanisë citon se kjo e fundit ka të ngjarë që të bëjë debutimin e 8 telefonave të rinj para Krishtlindjeve. Motorola pritet të lanëojë Droid, Droid Maxx, Droid Turbo, Moto X+1, Moto G, Moto XPlay, Moto S dhe versionin e ardhshëm të Nexus të quajtur “Shamu”, para fundit të vitit. Sipas raportit thuhet se Droid dhe Droid Turbo do të jenë të lidhura me një film të ardhshëm Start Wars, ndërsa Moto XPlay do të prezantohet si një mini variant i Moto S.

Këtë javë u shfaqën disa imazhe të një pajisjes së Motorolas, që pretendohet të ishte Droid Turbo, me disa specifika të tij. Ish-kompania në pronësi të Google thuhet se gjithashtu po punon mbi celularin e koduar “Shamu” që besohet të jetë smartfoni i ri Nexus i cili do të quhet Nexus 6. Moto X+1 dhe Moto G2 mund të prezantohen në një shfaqje të IFA 2014 më 4 shtator. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kompanitë e fluturimeve kanë filluar të vendosin kamera

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>