Harduer

Motorola Razr HD prezantohet në 5 shtator

Publikuar , 24 Gusht 2012
0
Motorola Razr HD prezantohet në 5 shtator

Motorola dhe Verizon bënë të ditur një event në datën 5 shtator, duke deklaruar një publikim të mundshëm të të përfolurit Droid Razr HD.

Eventi do të zhvillohet ne Gotham Hall të Nju Jorkut (pamje që duket në ftesën e pjesëmarrjes).

Në fillim të ftesës, dallohen po ashtu fjalët “Në ekspozim” që me shumë mundësi bëhet fjalë për celularin e ri me rezolucion të lartë, Razr HD.

Telefoni i ri HD do të jetë i pari i Motorola-s me një cilësi 720p. Ai është i lidhur me kompaninë Verizon Wireless në rrjetin e tyre 4G.

Nuk ka shumë detaje për veçoritë e smartfonit. Deri tani ka disa spekullime se ekrani mund të jetë 4.5-inç me rezolucion 1280 x 720p.

Ndoshta një kamera 8 megapixel dhe një sistem operativ 4.0 Ice Cream Sandwich.

Celulari do të ishte një hap përpara nga linja e zakonshme Razr. I lançuar në tetor 2011, versioni i vjetër është 7.1 mm i hollë, ka një kamera 8 megapixel, një procesor 1.2 GHz si dhe 1 GB RAM.

Përveç këtyre, edhe një ekran 4.3-inç super AMOLED QHD të avancuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nesër dalin në shitje Galaxy Fold dhe Galaxy S10 5G

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>