Harduer

Motorola së shpejti do të prezantojë një smartfon me çmim të lirë

Publikuar , 19 Prill 2014
0
Motorola së shpejti do të prezantojë një smartfon me çmim të lirë

bgr-moto-xMotorola ka treguar më parë për synimet që dëshiron t’iu ofrojë përdoruesve një smartfon edhe më të përballueshëm gjatë këtij viti. Tecnblog thotë që ka mësuar se një pajisje e tillë do të lëshohet gjatë majit të këtij viti.

Moto G ka qenë njëri nga smartfonët më të shitur të kompanisë Motorola me një çmim të përballueshëm dhe kjo pajisje e re mund të jetë edhe më e lirë.

Sipas një personi që raportohet se punon për një operator brazilian mobil, pajisja më e lirë nga Motorola do ta ketë një paraqitje prej 4.3 inç pa ndonjë rezolucion të specifikuar, procesorin dy-bërthamor prej 1.2GHz, 1GB RAM, 4GB disk, kamerë prej 5 megapiksellësh, mbështetje për 3G, antena për FM Radio, bateri prej 1900 mAh dhe Android 4.4 KitKat.

Tre versione të pajisjes siç duket janë aprovuar nga rregullatori Brazilian i Telekomunikacionit Anatel, duke përfshirë SIM kartelën e vetme X1021, SIM kartelën e dyfishtë XT1022 dhe SIM kartelën e dyfishtë XT1025 që vjen me mbështetje për televizorin dixhital. Modeli i fundit është raportuar që do të kushtojë 267 dollarë. Kështu, versioni me SIM kartelë të vetme duhet të jetë edhe më i lirë.

Është interesante të thuhet që telefoni do të jetë shumë i hollë, që do të jetë prej vetëm 6.2mm. Nuk është e qartë që kur do të lëshohet ky model më i lirë i Moto G, ose sa do të kushtojë në tregjet e tjera. Një raport tjetër thotë që Google është duke punuar në smartfonin e vet më të lirë Nexus, që do të kushtojë për më pak se 100 dollarë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google zbulon tjetër problem sigurie në Google+

Lajmet e fundit>