Harduer

Motorola Droid RAZR, më i holli prej të gjithëve!

Publikuar , 18 Tetor 2011
0
Motorola Droid RAZR, më i holli prej të gjithëve!

RAZR është vetëm 7.1 mm i trashë, duke u bërë kështu më i holli i llojit të vet. Ka 1GB RAM, 12.5 orë kohë për biseda në rrjetet e Verizon, falë baterisë 1800 mAh, kamerë 8 megapikselëshe (me 1080p incizim), ekran 4.3 inç qHD Super AMOLED të përforcuar me Gorilla Glass, bërthamë të çeliktë dhe fibra “Kevlar”, që e bëjnë telefonin edhe të lehtë por edhe të fortë. Më e bukura është se i tërë telefoni – përfshirë edhe komponentet elektronike – janë mbuluar me materiale rezistuese ndaj ujit, gjë që do të ndihmojë tejkalimin e telasheve nga uji pa problem. 

Droid RAZR (sikurse Atrix 4G) do të lidhet me Moto Webtop, e gjithashtu do të sinkronizohet me MOTOACTV, një orë e mençur e krijuar nga Motorola. Prej asaj që mund të thuhet deri tani është se Droid RAZR, duket më i shpejtë, më i hollë, më i mirë dhe më i avancuar se Bionic. Por në anën tjetër gjatë shpalosjes së modelit të ri nuk është përmendur askund Ice Cram Sandwich si Android OS që fuqizon atë, dhe në vend të kësaj duket se sistemi operativ i tij është Gingerbread. Droid RAZR do të shitet për 299 dollarë me kontratë dyvjeçare për Verizon, por sigurisht nuk mund të thuhet se është një çmim mjaft atraktiv për xhepin e konsumatorit. /pcworldalbanian

– imazhet nga, www.gizmodo.com

LEXO EDHE:  Apple paralajmëron të gjithë blerësit e modeleve iPhone 11

Lajmet e fundit>