Softuer

Mozilla arnon motorin Javascript me Firefox 3.5.1

Publikuar , 20 Korrik 2009
0
Mozilla arnon motorin Javascript me Firefox 3.5.1

I shpalosur gjatë vikendit, arnimi përcjellë lajmet e 2 korrikut që Mozilla do të lëvizte shpejtë për të arnuar Firefox. Azhurnimi është iniciuar si një “kthim i shpejtë” që “rregullon vrimat kryesore dhe gabimet tjera”. Versioni i ri 3.5.1 gjithashtu mbulon edhe një çështje të kriptografisë nën Windows Xp, si dhe simbolet e zgjidhura Arabe në fushat e editimit.

Mozilla duket të ketë qenë në dijeni mbi problemet e sigurisë në kohën kur është lëshuar shfletuesi, por ka vendosur të lansojë shfletuesin pavarësisht kësaj, në mënyrë që të mbajë premtimin e saj për të shpalosur Firefox 3.5 në çerekun e dytë. Sipas Mozilla, Ferifox është shkarkuar më shumë se 30 milion herë që nga paraqitja e tij me 30 qershor. Të dhënat e ofruara nga Net Applications japin sinjale se Firefox 3.5, momentalisht ka  4% pjesëmarrje në treg.

Versioni më i fundit i 3.5.1 mund të shkarkohet nga ueb faqja e Mozilla-s.

LEXO EDHE:  Në Korrik Google Chrome vjen me opsionin e shumë kërkuar

Lajmet e fundit>