Softuer

Mozilla do të lançojë shfletuesin e ri Firefox “Metro-ized” më 10 djetor të këtij viti

Publikuar , 19 Gusht 2013
0
Mozilla do të lançojë shfletuesin e ri Firefox “Metro-ized” më 10 djetor të këtij viti

firefox_mozilla_crop-100049135-largeMozilla do të lançojë Firefox-in e ri për ndërfaqen moderne të përdoruesit të Windows 8 në dhjetor të këtij viti. Shfletuesi i ri do vij i paketuar bashkë me Fireefox 26 brenda datës 20 dhjetor. Përpara se të finalizohet përfundimisht lançimi i Firefox 26, Mozilla do të bashkojë versionin modern me kanalet ndërtuese të shfletuesit “Aurora” dhe “Beta” të cilat priten të dalin respektivisht më 16 shtator dhe 28 tetor .

Në çdo hap Mozilla do ti përgjigjet vlerësimeve të përdoruesit më ndryshime dhe përmirësime. Mozilla ka filluar punën për këtë shfletues modern që para 1 viti. Shfletues të ndryshëm kanë vështirësi në Windows 8, vetëm shfletuesi i paravendosur nga përdoruesi mund të punojë me ndërfaqen moderne. Gjatë hapave testuese Windows 8 si shfletues të paravendosur kishte Internet Explorer 10, por kur Windows 8.1 të dal në tetor IE 11 do të jetë shfletuesi i tij.

Mozilla ka deklaruar se për të qenë konkurruese është e nevojshme të kesh një aplikacion shfletuesi modern. Google për shembull ka një version modern të Chrome për Windows 8 që nga qershori i vitit 2012.

LEXO EDHE:  Firefox 69 do të çaktivizojë plotësisht Adobe Flash

Lajmet e fundit>