Lajmet

Mozilla Firefox mbush 10 vjeç

Publikuar , 24 Shtator 2012
0
Mozilla Firefox mbush 10 vjeç

Shfletuesi Firefox i Mozilla-s është rruga e tretë më e popullarizuar për t’u zhvendosur në ueb, duke qenë prapa Google Chrome dhe Internet Explorer.

Firefox është unik në mesin e titanëve shlfetues, sepse është i vetmi që është tërësisht me burim të hapur, duke nënkuptuar që Mozilla e bën tërë kodin burimor të disponueshëm për publikun. Kjo i ka drejtuar përdoruesit deri tek një larmi e shtojcave, shumë prej të cilave janë bërë nga njerëz që nuk janë të punësuar. Ato ua mundësojnë përdoruesve që të rregullojnë shfletuesin e tyre.

Për më tepër, që kur është publikuar kodi i Firefoxit, çdo programues mund të “shikojë nën mbulesë” për të parë se çfarë është duke punuar dhe kjo është një veçori e rëndësishme në një kohë kur shqetësimet për sigurinë në internet janë mjaft të shumta.

Për të shënuar 10 vjetorin e shfletuesit me burim të hapur, në këtë artikull PCWorld ju sjellë fakte dhe arritje që ia vlen të përmenden.

10 vite të Firefoxit të Mozillas

31 mars 1998: Koderët në Netscape filluan një projekt me burim të hapur. Ata e quajtën Mozilla, që është një ish-emër kodues për shfletuesin e Navigatorit të Netscape që ishte i popullarizuar jashtëzakonisht shumë në vitet 1990. Fjala Mozilla vinte nga fjalët “mozaik” (një tjetër shfletues i popullarizuar në vitet 1990) dhe “vrasës”.

23 shtator 2002: Lëshimi i “Phoenix 0.1” e paraqet versionin më të hershëm të shfletuesit që të njihet më pas si Firefox.

15 korrik 2003: Themelohet Fondacioni Mozilla. Themelimi i një organizate jofitimprurëse e cila në qendër ka konceptin: “Uebi është një burim i shpërndarë publik për të cilin duhet kujdesur, jo një përshtatje për të qenë e ngurtë.”

LEXO EDHE:  Nëse ju shqetëson privatësia online, ky është shfletuesi që keni nevojë

15 qershor 2004: Mozilla lëshon galerinë me shtojca, një listë mjaft e kuptueshme zyrtare me të gjitha shtesat dhe temat të cilat mund të përdoren nga përdoruesit për të rregulluar shfletuesit e tyre.

9 nëntor 2004: Mozilla zbulon Firefox 1.0, që është versioni i parë i plotë i shfletuesit. Dashamirësit e projektit organizuan një reklamë në tërë faqen në të përditshmen amerikane New York Times për të lajmëruar lëshimin.

12 gusht 2006: Dashamirësit entuziastë të Firefoxit, shumica prej të cilëve studentë nga shteti i Oregonit, riprodhuan logon e Firefoxit në një fushë tërshëre afër Amitit në Ore.

21 shkurt 2008: Numri i shkarkimeve të Firefox tejkalon shifrën prej 500 milionë.

17 qershor 2008: Mozilla lëshon versionin 3.0 të Firefoxit, i cili shënon një Rekord Botëror të Ginisit për: “më së shumë shkarkime si një aplikacion softuerik në 24 orë”, duke arritur më tepër se 8 milionë të tilla. Më parë nuk kishte ndonjë rekord.

8 shkurt 2011: Versioni beta i Firefox 4 përfshin një veçori “Mos përgjo”, duke treguar përkushtimin e ndërmarrjes për ndërgjegjësim rreth privatësisë.

29 mars 2011: Firefox lëshon një shfletues celular për pajisjet Android, fillimisht në dispozicion në më shumë se 10 gjuhë.

Prill 2011: Ndërmarrja zbaton një plan të “Lëshimit të Shpejtë”, duke i bërë versionet e reja të Firefoxit në dispozicion çdo gjashtë javë. Sipas këtij plani, janë gjithmonë kater versione të Firefoxit që punojnë në një kohë të dhënë. Përdoruesit mund të provojnë versionin “Nightly”, që ka përditësimet më të fundit që nuk janë verifikuar plotësisht; version “Aurora”, që është më i stabilizuar; ose versionin “Beta”, që është hapi fundit përpara një lëshimi zyrtar.

LEXO EDHE:  Televizorët inteligjentë të Samsung në 2019-ën do të aksesojnë kompjuterin tuaj nga distanca

26 korrik 2012: Numri i përgjithshëm i shkarkimeve të shtojcave tejkalon shifrën prej 3 miliardë. Firefox për momentin ka 17,000 shtesa të krijuara nga përdoruesit.

Sot: Më tepër se 450 milionë njerëz e përdorin Firefoxin. Rreth 40% e kodit ështe shkruar nga vullnetarët. Shfletuesi është shumë i popullarizuar në mbarë botën; ai është në dispozicion në 75 gjuhë të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe dhe më tepër se gjysma e përdoruesve përdorin versionet që nuk janë në anglisht. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>