Lajmet

Mozilla i jep Firefox ridizajnimin më të madh ndër vite

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Qershor 2021
Do të shikoni më pak paralajmërime apo mesazhe dhe kur shfaqen Mozilla thotë se janë më të thjeshta dhe më pak të bezdisshme. Mozilla i jep Firefox ridizajnimin më të madh ndër vite

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë.

Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e shpërdoruar. Gjëja e parë që do të vini re nga dizajni i ri është se njoftimet zënë shumë më pak hapësirë.

Gjithashtu do të shikoni më pak paralajmërime apo mesazhe dhe kur shfaqen Mozilla thotë se janë më të thjeshta dhe më pak të bezdisshme.

Si pjesë e ridizajnimit, tabet gjithashtu kanë pamje tjetër. Tashmë kanë dizajn të lakuar dhe pamje sikur pluskojnë mbi shiritin e kërkimit. Kur një tab është aktiv, ka ndriçim më të lartë për ta dalluar nga tabet e tjera.

Mozilla ka thjeshtuar edhe toolbarin dhe menunë hamburger. Kompania thotë se janë konsoliduar opsionet ekstra dhe zhvendosur në hapësira ku janë më të thjeshta për tu identifikuar.

Së fundi Mozilla ka modifikuar edhe opsionet e privatësisë. Total Cookie Protection tashmë është aktiv gjatë tjithë kohës. Versionin më të fundit të Firefox mund ta shkarkoni në desktopAndroid dhe iOS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firefox 82 mund të jetë versioni më i rëndësishëm i 2020