Harduer

Mozilla lajmëron nxjerrjen e telefonit Firefox OS

Publikuar , 23 Janar 2013
0
Mozilla lajmëron nxjerrjen e telefonit Firefox OS

Mozilla ka lajmëruar telefonin zyrtar vëzhgues për zhvillues, Firefox OS, pajisje e cila do të përdoret nga zhvilluesit nga e mbarë bota për të testuar softuerin për platformën e re.

Telefoni, i zhvilluar nga Geekspohne (në bashkëpunim me Telefonica), është një smartfon i madhësisë së mesme sipas standardeve të ditëve të sotme; ai ka një CPU prej 1 GHz Qualcomm Snapdrago S1, ka një ekran të ndjeshëm për shumë prekje HVGA prej 3.5 inçësh, një kamerë prej 3 megapiksellë, 512 MB RAM dhe 4 GB memorie ROM.

Pajisja pritet të jetë në dispozicion në muajin shkurt

Ai vjen me një vend për të futur kartën memorie microSD, Wi-Fi N, vend për MicroUSB dhe një llojllojshmëri të sensorëve, duke përfshirë sensorin e dritës dhe g-sensorin.

Në fund, pajisja ka 2 G, 3 G HSPA vjen me një bateri prej 1580 mAh.

Pajisja pritet të jetë në dispozicion në muajin shkurt, ndërkohë që çmimi ende nuk është lajmëruar. (PC World Albanian)

Mozilla phone

LEXO EDHE:  Aplikacioni iCloud në Windows 10 më i fuqishëm se asnjëherë më parë

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>