Lajmet

Mozilla lançoi shfletuesin e realitetit virtual Firefox Reality

Sep 18 2018
0 Shpërndarje
Përdoruesit mund të vizitojnë URL, të kërkojnë në internet në 2D dhe 3D pa lëvizur fare mausin, vetëm kontrollerin VR. Mozilla lançoi shfletuesin e realitetit virtual Firefox Reality

Vizioni i Mozilla për shfletuesin e parë VR për konsumatorët është i gatshëm për tu shkarkuar.

Shfletuesi quhet Firefox Reality dhe është i ndërtuar i gjithi në realitetin virtual.

Ndërsa hapat e para të adoptimit të kësaj teknologjie janë treguar me mbështetjen për formatin WebVR, Firefox Reality është një shfletues me një eksperiencë totalisht sikur të kishit përpara syve një pajisje VR.

Përdoruesit mund të vizitojnë URL, të kërkojnë në internet në 2D dhe 3D pa lëvizur fare mausin, vetëm kontrollerin VR.

Firefox Reality është i disponueshëm në Oculus, Viveport dhe Daydream.

Ky është vetëm versioni 1.0 që do të thotë se kompania ka shumë rrugë për të bërë përpara se shfletuesi të perfeksionohet.

Duke qenë se është eksperimental, do të thotë se disa funksione mund të mos punojnë siç duhet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>