Lajmet

Mozilla lançoi versionin me pagesë të Firefox, ja sa do të kushtojë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Korrik 2019
0
E gjitha kjo është pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të eksploruar mënyra të reja financimi pa u varur tek reklamat. Në Shkurt Mozilla detajoi projektin në një postim në blog. Mozilla lançoi versionin me pagesë të Firefox, ja sa do të kushtojë

Askush nuk i pëlqen reklamat dhe Firefox do ta përdorë si justifikim. Ditën e Premte Mozilla lajmëroi ardhjen e një versioni premium të Firefox pa reklama po që do të kushtojë 5 dollarë në muaj.

Në uebsajtin e Mozilla shkruhet se versioni premium do të shkojë në mbështetje të “sajteve që dashuroni dhe të shmangni reklamat që urreni.”

Mozilla thotë se ka bashkëpunuar me disa prej publikuesve më të mëdhenj në botë në mënyrë që 5 dollarët që shpenzoni të ndahet direkt me sajtet e lajmeve.

Esencialisht ata bëjnë para, Mozilla bën para dhe reklamat në këto uebsajte eliminohet në platformat mobile dhe desktop.

Eksperienca pa reklama duket të jetë rezultat i një partneriteti mes Mozilla dhe Scroll, një shërbimi i cili ofron artikujt pa reklama të sajteve si BuzzFeed dhe USA Today.

Përveç shfletimit pa reklama Mozilla premton edhe disa opsione shtesë. Për fillestarët versioni premium i Firefox ju jep akses në versionet audio të artikujve dhe mund të sinkronizojë bookmarket në disa pajisje.

E gjitha kjo është pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të eksploruar mënyra të reja financimi pa u varur tek reklamat. Në Shkurt Mozilla detajoi projektin në një postim në blog.

Tashmë mbetet për tu parë sesi përdoruesit do të reagojnë ndaj një shfletuesi premium pa reklama sidomos pas tentativës së re të Google me bllokimin e reklamave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple Maps mëson nga Google Maps

Lajmet e fundit>