Lajmet

Mozilla lançon dizajnin e ri më të rëndësishëm të shfletuesit “Firefox 29”

Publikuar , 30 Prill 2014
0
Mozilla lançon dizajnin e ri më të rëndësishëm të shfletuesit “Firefox 29”

firefox-29-photoPër Firefox-in ka qenë e vështirë të konkurrojë shfletuesit e tjerë pasi Chrome ofron për përdoruesit ekosistemin e Google, ndërsa Internet Exlporer dhe Safari kanë luksin e të qenurit të instaluar automatikisht në sistem.

Atëherë pse do të duhej të zgjidhnit softuerin e Mozilla-s kundrejt të tjerëve? Në ditët e sotme, përgjigja e duhur mund të jetë aftësia për t’u përshtatur.

Organizata sapo ka lançuar versionin e përfunduar të Firefox 29, një ridizajnim madhor që ka lehtësuar procesin e personalizimit në desktop. Opsioni i ri personalizimit lejon çdo përdorues të shtojë çdo funksionalitet apo shërbim që dëshiron në seksionin e mjeteve dhe atë të menuve. Po kështu edhe uebfaqet e shënuara si të preferuara mund të përshtaten lehtësisht.

Dizajni i ri dhe elegant minimizon rrëmujën dhe është shumë i këndshëm për sytë. Gjithashtu është thjeshtuar edhe sinkronizimi midis pajisjeve. Kjo do të thotë se nuk ka rëndësi nëse jeni duke përdorur versionin e shfletuesit për desktop apo për pajisjet Android, mjafton vetëm të logoheni dhe menjëherë do të keni akses ndaj faqeve të hapura, uebfaqeve të preferuara dhe detajeve të logimit të në pajisjet e tjera ku përdorni të njejtin shfletues.

Ky ridizajnim nuk do të thotë se tashmë është e sigurt që përdoruesit do të braktisin shfletuesit e tjerë megjithatë, do të ishte mirë që t’i hidhnit një sy këtij versioni të ri. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”bEw7VdZ_CZw”]

LEXO EDHE:  Shfletuesi Firefox në mënyrë të papritur ndalon së funksionuari

Lajmet e fundit>