Lajmet

Mozilla lançon një shërbim VPN për Firefox

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Shtator 2019
0
Quhet Firefox Private Network dhe pretendon se është rruga më e sigurte dhe e enkriptuar për në ueb. Esencialisht kemi të bëjmë me një VPN të Firefox edhe pse Mozilla nuk e quan të tillë. Mozilla lançon një shërbim VPN për Firefox

Javën e kaluar Mozilla tha se shfletuesi Firefox do të bllokonte gjurmuesit e palëve të treta për këto ndërsa dje foli për një produkt të ri i cili do tu japë më shumë privatësi përdoruesve.

Quhet Firefox Private Network dhe pretendon se është rruga më e sigurte dhe e enkriptuar për në ueb. Esencialisht kemi të bëjmë me një VPN të Firefox edhe pse Mozilla nuk e quan të tillë.

Rrjeti i ri duket i dobishëm në pamje të parë por ka kufizimet e tij. Është një VPN bazuar në shfletues prandaj nuk do të fshehë asgjë çfarë bëni në internet jashtë Firefox.

Për këtë ju duhet një aplikacion i dedikuar VPN-je për të mbrojtur të gjithë trafikun tuaj të internetit. Mozilla rekomandon përdorimin e Firefox Private Network nëse dëshironi të keni një lidhje të enkriptuar në një rrjet Wi-Fi publik.

Aktualisht ky opsion ofrohet vetëm për përdoruesit Amerikanë dhe është në fazë beta. Nga testimet e para të kryera, shpejtësia e internet bie me afro 17Mbps por që nuk mund të bësh diferencën ndërsa shfleton. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  FaceTime është shndërruar në makth për Apple

Lajmet e fundit>