Lajmet

Mozilla lançon Rrjetin Privat të Firefox

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Dhjetor 2019
0
Ky shërbim aktualisht po pranon ftesa nga përdoruesit por do të kushtojë 4.99 dollarë në muaj. Është shërbimi i parë që Mozilla tarifon përdoruesit. Mozilla lançon Rrjetin Privat të Firefox

Mozilla ditën e Hënë bëri të ditur se Rrjeti Privat i Firefox përmes të cilin enkriptohen lidhjet në shfletuesin Firefox, ka hyrë në fazën beta pas disa muajsh testime të limituara në programin Firefox Test Pilot.

Megjithatë kjo beta është e disponueshme vetëm për përdoruesit në SHBA dhe shërbimi falas është i kufizuar në vetëm 12 orë. Gjithashtu nevojitet një llogari Firefox për të përdorur Firefox Private Network.

Por edhe më interesant është fakti se Mozilla po punon gjithashtu një VPN në nivel pajisje e cila do të enkriptojë të gjithë shfletimin në internet dhe përdorimin e aplikacioneve në Windows apo edhe platforma të tjera.

Ky shërbim aktualisht po pranon ftesa nga përdoruesit por do të kushtojë 4.99 dollarë në muaj. Është shërbimi i parë që Mozilla tarifon përdoruesit.

Së fundi përditësimi Firefox 71 sjell Firefox me motorin GeckoView në pajisjet mobile dhe mbështetje për opsionin “picture-in-picture” për të gjitha sajtet video në Firefox për desktop.

GeckView është i disponueshëm për Android në Play Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dell përgatit laptopin e parë OLED

Lajmet e fundit>