Lajmet

Mozilla lançon shërbimin e enkriptuar të dërgimit të skedarëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Mars 2019
0
Firefox Send është i disponueshëm tani nga çdo shfletues. Ju mund të dërgoni deri në 1GB ndërsa shkon deri në 2.5GB. Mozilla lançon shërbimin e enkriptuar të dërgimit të skedarëve

Firefox Send, shërbimi i enkriptuar i dërgimit të të dhënave nga Mozilla, doli ditën e sotme nga faza beta dhe nuk është më një eksperiment. Shërbimi ju lejon të dërgoni lidhje shkarkimi të cilat skadojnë automatikisht pas një periudhe kohe apo pas një numri të caktuar shkarkimesh.

Gjithashtu përdoruesit mund të vendosin një fjalëkalim përpara se marrësi të shkarkojnë një skedar.

Duke ofruar këtë kontroll, Mozilla thotë se Firefox Send është një zgjidhje shumë më e mirë se alternativat e tjera për shpërndarjen e të dhënave dhe dokumenteve sensitive. Megjithatë duke vendosur limite në numrin e shkarkimeve nuk do të parandalojë askë që të krijojë një kopje të skedarit të shkarkuar.

Për këtë arsye nuk përbën pengesë fare për ata që duan të kopjojnë dhe shpërndajnë të dhëna sensitive.

Firefox Send është i disponueshëm tani nga çdo shfletues. Ju mund të dërgoni deri në 1GB ndërsa shkon deri në 2.5GB nëse regjistroheni në një llogari të Firefox.

Gjithashtu Mozilla lajmëroi lançimin në fazën beta të aplikacionit në Android që të mund të ndani skedarë edhe nga telefoni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tumblr hiqet nga App Store, lejoi publikimin e imazheve të abuzimit seksual me fëmijët

Lajmet e fundit>