Lajmet

Mozilla lançon versionin Metro në beta të Firefox për Windows 8 dhe 8.1

Publikuar , 08 Shkurt 2014
Mozilla lançon versionin Metro në beta të Firefox për Windows 8 dhe 8.1

news2Mozilla lançoi një version beta të Firefox me aftësi prekjeje për Windows 8 dhe Windows 8.1, për të përmbushur premtimin e saj dhe lëshimin e kësaj veçorie në version e radhës të Firefox 28. Versioni Metro në beta u lançua si pjese e Firefox 28 beta. Sipas Mozilla-s, pas 6 javësh të planifikuara, Firefox 28 do jete gati për përdoruesit më 18 mars 2014.

Më herët këtë vit Mozilla shpalli se përsëri është shtyrë lançimi i Firefox, versioni Metro për Windows 8 dhe 8.1. Mozilla ka filluar të punojë për këtë version që në mars të vitit 2012.

Ata lëshuan një version paraprak në tetor të 2012-ës, disa javë pas lançimit të Windows 8 nga Microsoft-i. Atë kohë Mozilla kishte plane për lançimin e këtij versioni Metro në janar të vitit 2013. Këto plane ambicioze ndryshuan disa herë dhe e fundit ishte në shtator të vitit të shkuar ku ata e shtuan këtë veçori në versionin Aurora të Firefox për të lançuar një version zyrtar në janar 2014.

Nëse Mozilla e lançon këtë version më 18 mars i bie që ata të kenë shpenzuar dy vjet për këtë version, 17 muaj pas lançimit të Windows 8 dhe 5 muaj pas lançimit të Windows 8.1. Firefox kishte plane që këtë version të ri ta quante “Firefox Touch”, por më vonë ndryshuan mendim ngaqë i trembeshin asaj se mos përdoruesit do të ngatërroheshin me Firefox-in në Android i cili edhe ai quhet “Firefox Touch” dhe është i përshtatur për pajisjet me prekje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Frekuencat 700 MHz për teknologjinë 5G vetëm në 2022