Vëzhgim

Mozilla lëshon fushatën Firefox Flicks

Publikuar , 16 Dhjetor 2011
0
Mozilla lëshon fushatën Firefox Flicks

Ka kuptim – duke marrë parasysh se sa i madh është komuniteti i Mozillas – për Mozillan që ta përdorë komunitetin e vet për të ndihmuar reklamimin e produkteve të veta dhe pse ata janë të rëndësishëm. Mozilla është duke nxitur videot e ndërtuara nga përdoruesit e vet që të shikohen “që do të ndihmojnë që më shumë përdorues të internetit të mësojnë për çështjet që ndikojnë në jetët e tyre online, më së rëndësishmi, se si Firefox i adreson këto çështje”.

Derisa Google Chrome mund të jetë duke fituar më shumë rëndësi tani, gati çdo entuziast do ta mbajë në mend së paku shembullin e fundit në jetën e tyre kur ata ndihmuan miqtë, shokët, të afërmit që të kalojnë nga Internet Explorer në Firefox.

Nëse ju jeni përdorues i shfletuesit Firefox dhe mendoni që mund të ndihmoni duke e reklamuar ndonjë video, atëherë bëni mirë që të merrni pjesë.

Mozilla nuk ka shkëmbyer të gjitha hollësitë për projektin, si për shembull kush do të vlerësojë videotdhe çfarë çmime dhe ngjarje do të jenë. Ajo se çfarë është e njohur është që hyrjet do të pranohen duke filluar nga shkurti i vitit 2012 deri në prillin e po atij viti; do të ketë ndarje në katër regjione: “SHBA & Kanada, Amerika Latine, Azia dhe Evropa” dhe do të jenë të hapura për të gjithë. Kategoritë të cilat do të përfshihen janë:

          30 videot më të mira

          Përdorimi më i mirë i teknologjisë së hapur (si shembull Popcorn.js, HTML5 etj)

          Animacioni më i mirë

          Reklamimi më i mirë për publikun

Ju mund ta lexoni lajmërimin këtu dhe të vizitoni faqen Firefox Flicks për informata më të hollësishme./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>