Lajmet

Mozilla merr hapa që automatikisht të bllokojë të gjitha shtojcat për Firefox

Publikuar , 31 Janar 2013
0
Mozilla merr hapa që automatikisht të bllokojë të gjitha shtojcat për Firefox

Mozilla ka lajmëroi që automatikisht do të ndalte të gjitha shtojcat në Firefox, përveç versionit të fundit të Flash Playerit të Adobe, duke cituar arsyet rreth kësaj lëvizjeje që kanë të bëjnë me siguri dhe qëndrueshmërinë. Mozilla addons

Veçoria e quajtur “kliko-për-ta-lëshuar” ka qenë pjesë e Firefox-it që nga versioni 17, që u lëshua gjatë muajit nëntor të vitit që lamë pas, por Mozilla do të kufizojë shtojcat edhe më tej. Vetvetiu, shiritat “kliko-për-ta-lëshuar” pengojnë lëshimin e menjëhershëm, por përdoruesit mund të kapërcejnë këtë pengesë duke klikuar ndonjë fushë të përmbajtjes së hijezuar në një faqe uebi.

Teknika është bërë e popullarizuar teksa prodhuesit e shfletuesve mundohen që t’i mbajnë të sigurt përdoruesit nga ndonjë rrjedhë e shfrytëzimeve nëpërmjet vrimave në shtojca, posaçërisht në shtojcën për shfletues të Java-s.

Më parë, “kliko-për-lëshuar” e Freifox-it nisi vetëm për ato shtojca të përcaktuara nga Mozilla si të pasigurta ose shumë të vjetra. (Ndërmarrja poston një listë të atyre shtojcave këtu.)

Të martën, Firefox bllokoi gjithashtu versionet 10.2.x dhe më të vjetër të Flash Player-it, që paraqet një hap drejt qëllimit për të kufizuar virtualisht të gjitha shtojcat.

Versioni i tanishëm i Flash Player-it është 11.5.x në OS X Snow Leopard dhe Mountain Lion dhe në të gjitha versionet e Windows me përjashtim të Windows 8, ku përditësimi më i fundit është 11.3.x. në OS X Tiger dhe versioni i tanishëm i Flashit për Leopard është 10.3.x. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  18 vjeçari kërkon 1 miliardë dollarë nga Apple sepse ishte arrestuar në mënyrë të padrejtë

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>