Biznes

Mozilla nënshkruan një marrëveshje për të bërë smartfonin më të lirë në botë

Publikuar , 25 Shkurt 2014
0
Mozilla nënshkruan një marrëveshje për të bërë smartfonin më të lirë në botë

Mozilla-signs-a-deal-to-make-the-worlds-cheapest-smartphone-25-Firefox-OS-device-with-3.5-screen-and-HTML5-appsÇdo ditë që kalon smartfonët janë bërë më të lirë dhe më të shpejtë, por akoma është e vështirë të gjesh një të tillë nën 100 dollarë, dhe pothuajse nuk ka asnjë të tillë nën 50 dollarë.

Mozilla, kompania pas shfletuesit të famshëm Firefox dhe sistemit operativ Firefox, kërkon që ta revolucionojë këtë gjë dhe ka nënshkruar një kontratë për të prodhuar smartfonin e parë në botë për 25 dollarë me sistemin operativ të lartpërmendur.

Smartfoni me çmim 25 dollarë pritet të ketë një ekran 3.5 inç me rezolucion 320 x 480 pixel (kaq është dhe rezolucioni i iPhone 3GS), Wi-Fi, Bluetooth, Radio FM dhe një funksion kamere të integruar.

Gjithashtu do të mbështesë aplikacionet tradicionale të thirrjeve dhe shfletuesit që vijnë më sistemin operativ Firefox, dhe do të ketë akses në çdo lloj ekosistemi në ueb, përfshi dhe aplikacionet HTML5.

Është e përfshirë edhe një kamër e pasme 2 megapixel. Planet janë që ky të jetë një smartfon i veçantë në llojin e tij ndryshe nga telefonët celularë të lirë që shiten më këtë çmim dhe kanë vetëm funksionet bazë.

Për ta bërë këtë të mundur, Mozilla nënshkroi marrëveshje me kompaninë kineze të prodhimit të çipeve, Spreadtrum, për të përdorur harduerin e tyre të sapo prezantuar SC8621 Silicon. Ky çip është i mirë integruar për të optimizuar koston sa më shumë që të jetë e mundur. Dhe ky qëllim mendohet të arrihet më smartfonin 25 dollarësh, Firefox OS. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Krijohet një front i unifikuar autoritetesh rregullatore që kundërshtojnë planet e Facebook me Libra

Lajmet e fundit>