Softuer

Mozilla paraqet Firefox 4.0 RC

Publikuar , 10 Mars 2011
0
Mozilla paraqet Firefox 4.0 RC

“Ky RC përfaqëson atë çfarë skuadra zhvilluese mendon që është një shfletues i përfunduar”  tha drejtori i departamentit të zhvillimeve në Firefox, Jonathan Nightinghale.

Skuadra për cilësinë e sigurisë së shfletuesit akoma do të marrë feedback nga përdoruesit në javët në vazhdim, dhe nëse nuk hasin në ndonjë vrimë të madhe, Mozilla pritet që të lançoj versionin e ri të plotë të shfletuesit deri në fund të muajit mars.

Nëse ndodh kjo, Marsi pritet të jetë një muaj i mbushur me aktivitetet e shfletuesve. Google lançoi versionin e 10 të shfletuesit Chrome të dielën, ndërsa Microsoft pritet të lançoj versionin përfundimtar të Internet Explorer 9 me datën 14 mars.

Versioni 4 i Firefox është një përmirësim i dukshëm për shfletuesin kod të hapur, dhe përfshinë një mori inovacionesh dhe veçorish të reja. Ndërfaqja është ndryshuar në përgjithësi, me shtyllën e menysë kryesore të përbërë nga vetëm një buton. Motori JavaScript është riparuar për performancë më të shpejtë, ndërsa menaxheri i shtesave, është rritur në atë formë që të duket me pamje të plotë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Indeksimi mobil bëhet standard në Google Search

Lajmet e fundit>