Softuer

Mozilla po përgatit debutimin e Firefox 4 RC

Publikuar , 06 Mars 2011
0
Mozilla po përgatit debutimin e Firefox 4 RC

Raportet sugjerojnë se Mozilla do të shpalos versionin Release Candidate me 9 mars, por se datë zyrtare në këtë drejtim ende nuk ka. Një zëdhënëse e Moilla megjithatë ka konfirmuar se versioni RC do të jetë në treg gjatë javës së ardhshme.

Zhvilluesi Benjamin Smedberg ka thënë në një mesazh për koduesit e ekipit të Mozilla se “gjërat janë në përfundim e sipër dhe se inxhinierët mund të përgatisin Firefox 4 Release Candidate”. Ai ka thënë se Mozilla ishte duke punuar në një ambient të hapur për ndryshime që do të prekin Firefox Mobile 4 e edhe për Firefox 5 për desktop.

Kjo sugjeron se versioni mobil nuk do të jetë gati për tu paraqitur paralel me Firefox 4. Shfletuesi mobil është i bazuar në të njëjtën platformë si versioni i plotë dhe do të sinkronizohet në të njëjtën formë sikurse ai. Mozilla ka thënë për PC Pro më herët gjatë kësaj jave se do të shpejtojë ciklin e paraqitjes së versioneve të reja, duke emituar në njëfarë forme debutimet e kohëpaskohshme të versioneve të ndryshme të Chrome. Zhvilluesit presin që Firefox 5 të paraqitet brenda tre muajve. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Tirana Ime me funksione për matjen e cilësisë së ajrit

Lajmet e fundit>