Lajmet

Mozilla publikon një listë shtojcash të rekomanduara për Firefox

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Korrik 2019
0
Tani e tutje mbulon të gjitha sektorët e faqes që jeni përfshirë panelet anësore dhe toolbaret. Mozilla gjithashtu ka përditësuar Firefox në iOS me funksione të avancuara për bookmarket për editimin dhe renditjen e tyre apo ndryshimin e URL-ve. Mozilla publikon një listë shtojcash të rekomanduara për Firefox

Mozilla do ta bëjë më të lehtë përzgjedhjen e shtojcave më të mira të Firefox nga një det shtojcash që duhet të lëvroni nëpër to.

Versioni i fundit i Firefox për desktop tashmë vjen me një listë shtojcash të rekomanduara të cilat përzgjidhen në sipas sigurisë, përdorshmërisë dhe dobisë që kanë.

Listën e kuruar mund ta gjeni në faqen Get Add-ons në Firefox Add-ons Manager. Mozilla gjithashtu ka shtuar një veçori e cila mundëson raportimin e shtojcave të këqija që përdoruesit hasin në vetë Add-ons Manager.

Përveç përpjekjeve për ta bërë ekosistemin e shtojcave më të sigurtë, Mozilla ka përmirësuar Dark Mode për modalitetin e leximit Firefox Reader. Ky modalitet mbulonte vetëm hapësirën ku gjendej teksti duke ndryshuar sfondin e tij në të zezë.

Tani e tutje mbulon të gjitha sektorët e faqes që jeni përfshirë panelet anësore dhe toolbaret. Mozilla gjithashtu ka përditësuar Firefox në iOS me funksione të avancuara për bookmarket për editimin dhe renditjen e tyre apo ndryshimin e URL-ve.

Një tjetër funksion bën të mundur specifikimin e sajteve që dëshironi ti hapni në modalitetin desktop. Madje vetë shfletuesi përmes një etikete do të konfirmojë nëse jeni në formatin desktop apo mobile. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas 16 vitesh Mozilla ndryshon logon e Firefox

Lajmet e fundit>