Lajmet

Mozilla shton përditësimet në mënyrë të fshehtë

Publikuar , 30 Gusht 2012
0
Mozilla shton përditësimet në mënyrë të fshehtë

Mozilla mori një tjetër veçori nga Google Chrome gjatë kohës që po ridizenjonte Firefox 15, i cili doli sot.

Ashtu si Chrome, versioni i ri i Firefox ka përditësimet e fshehta të cilat shkarkohen dhe instalohen në prapaskenë.

Sapo instalohen, Firefox ndërrohet menjëherë në versionin e ri pasi përdoruesi ta hapë dhe ta mbyllë shfletuesin.

“Ky ishte një nga projektet më të rrezikshëm që kam punuar ndonjëherë, sepse të ngatërrosh diçka me përditësimet mund të ketë pasoja katastrofike në rast se ndodh që të ndalojë përdoruesin të bëjë përditësime në të ardhmen. Jam i kënaqur që rezultatet do të jenë së shpejti në duart e miliona përdoruesve.” tha Ehsan Akhagari i Mozilla në një blog të vetin.

Karakteristikat e reja të Firefox 15 përfshijnë ndryshime të brendshme, si WebGL, si dhe rregullimin e një sërë problemesh.

Mozilla tha gjithashtu se do të ketë përmirësime të mëtejshme në fusha si probleme me memorien dhe shpejtësinë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Me versionin e ri Firefox do të bëhet shumë më i shpejtë

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>