Lajmet

Mozilla sjell Firefox 40 për Windows 10. Thjeshtëzon përzgjedhjen e shfletuesit parësor

Publikuar , 13 Gusht 2015
0
Mozilla sjell Firefox 40 për Windows 10. Thjeshtëzon përzgjedhjen e shfletuesit parësor

ffoxon10Pas ankesës se Microsoft e kishte bërë më të vështirë përzgjedhjen e shfletuesit automaik në Windows 10, zyrtarët e Firefox e kanë marrë në dorë vetë këtë situate.

Firefox 40 për Windows 10, i disponueshëm që nga dita e djeshme, përmban mjetet e duhura për të vendosur shfletuesin si parësorin në Windows 10.

Shfletuesi i ri Firefox për Windows shkon më tutje. Kur përdoruesit e Windows 10 kërkojnë përmes Cortana, rezultatet e kërkimit do të shfaqen nga motori i kërkimit aktiv në Firefox dhe jo në Bing përmes Microsoft Edge.

Gjithashtu Firefox për Windows 10 mbështet shtojcat nga pale të treta, gjë që Microsoft Edge akoma nuk e ofron por që së shpejti do të realizohet. Shfletuesi i ri gjithashtu përmban përmirësime të ndërfaqet ku spikasin element më të mëdhenj dhe më dukshëm.

Firefox 40 për Windows 10 mund të shkarkohet që tani nga uebfaqja e Mozilla. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian voton për ti dhënë fund ndryshimit të orës

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>