Lajmet

Mozilla teston Firefox për Windows 8 Touch

Publikuar , 13 Shkurt 2014
Mozilla teston Firefox për Windows 8 Touch

firefox-logo-578-80Mozilla tashmë ka lançuar shfletuesin Firefox për Windows 8 Touch në versionin beta, bashkë me një sërë veçorish, e mbase edhe një numër problemesh. Thirrja e hapur e Mozilla-s për të gjithë përdoruesit është një mënyrë e mirë për të gjetur gabime apo probleme të mundshme të Firefox për pajisjet me prekje, gjatë testimit që mund të kryejnë përdoruesit.

Për ta bërë akoma më të efektiv shfletuesin për pajisjet me prekje, Mozilla ka punuar shumë që Firefox të jetë sa më i përshtatshëm për komanda me prekje. Janë shtuar një numër blloqesh (tiles) në menu, është ndryshuar edhe pamja e shfletuesit kur hapet dhe kështu do të duket më pranë dhe më i inkorporuar me një pajisje me prekje, si në një tablet Windows 8. Një risi tjetër që vjen është mundësia që aplikacioni të jetë “fullscreen”, pra, të hapet në të tërë ekranin, ose mund të zërë vetëm pjesën bosh të ekranit. Gjithashtu, Mozilla ka integruar edhe Windows Share, në mënyrë që përdoruesit të mund të ndërveprojnë më shumë me miqtë e tyre dhe të shohin gjithçka ata janë duke bërë online.

Pritet që lançimi i Firefox Windows 8 Touch do e rrisë pak numrin e përdoruesve të shfletuesit nga Mozilla. Me anë të këtij versioni të Firefox, Mozilla gjithashtu fillon të marrë një vend më të mirë në tregun e tabletëve. Adoptimi i vonë për në tabletë mund të dëmtojë Mozilla-n dhe mund të ulë numrin e përdoruesve. Por pavarësisht vonesave, pritet që në mars të kemi Firefox edhe në tabletë. Për të qenë sa më afër përdoruesve, Mozilla ka ftuar të gjithë përdoruesit e versionit beta që të dërgojnë njoftime për çdo problem që do të hasin gjatë përdorimit. Në këtë mënyrë, në kohën e lançimit të gjithë do të mund të kenë një eksperiencë më të mirë në internet me Firefox për pajisje me prekje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Turqia vendos kompanitë crypto nën mbikëqyrjen e autoriteteve të pastrimit të parave dhe terrorizmit