Siguri

Mozilla paraqet arnime kritike për Firefox dhe Thunderbird

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
Mozilla paraqet arnime kritike për Firefox dhe Thunderbird

Firefox ka paraqitur dy arnime me versionin e tanishëm 3.6.x dhe 3.5.x. Që të dy përditësimet arnojnë një numër të çështjeve të përshkruara si “kritike”.

Klienti për email Thunderbird gjithashtu do të përfitojë dy përditësime për versionet 3.1.x dhe 3.0.x. Përditësimi 3.1.1 mbulon pesë arnime specifike, kurse 3.0.6 arnon disa çështje kritike të sigurisë.

Mozilla së fundi ka filluar të ofrojë edhe 3.000 dollarë bonus për secilën vrimë të zbuluar në aplikacionet e saja. Shpresa është se me ofrimin e një sasie kaq të madhe të të hollave si bonus, do të inkurajohen zhvilluesit për të prodhuar kod të kualitetit më të lartë dhe për të promovuar raportimin privat të vrimave.

Përditësimet më të fundit do të paraqiten duke filluar prej ditës së sotme përmes softuerit për auto-përditësim të Mozilla-së, dhe përdoruesve do t’u kërkohet të instalojnë përditësimin gjatë ditëve në vazhdim.

LEXO EDHE:  Google do të fshijë automatikisht historikun e kërkimit dhe vendndodhjes

Lajmet e fundit>