Siguri

Mozilla pranon alarmin e gabuar për malware

Publikuar , 12 Shkurt 2010
0
Mozilla pranon alarmin e gabuar për malware

Javën e kaluar, Mozilla njoftoi se shtojcat Sothink Web Video Downloader 4.0 dhe Master Filer të ishin të ngarkuara me Trojan Bifrose, që është dizajnuar për të rrëmbyer kontrollin mbi PC-të.

Incidenti ishte  veçanërisht shqetësues për Mozilla, për shkak se vegla e saj skanuese dështoi për të detektuar  trojanin e vjetër dy vjeç, gjatë procesit të ngarkimit . Megjithatë, fondacioni tani tërhoqi kërkesën kundër Sothink Web Video Downloader 4.0, duke pranuar se ishte gabuar në lidhje me këtë shtojcë.

“Ne kemi punuar me ekspertët e sigurisë dhe me zhvilluesit e shtojcave për të përcaktuar se trojani i dyshuar në Versionin 4.0 të Sothink Video Downloader, ishte një pozitiv i rrejshëm dhe se shtojca nuk përmban malware,” thuhet në blogun e fondacionit.

“Sothink Video Downloader është lejuar që përsëri të funksionojë. Kërkojmë ndjesë ndaj përdoruesve tanë dhe ndaj zhvilluesve të Sothink për çdo shqetësim që kjo ka shkaktuar”, thuhet më tej në postim.

Megjithatë, ndërsa çështja e Sothink u pastrua, Mozilla përsëriti se Master File ka pasur një trojan. Kompania ka rishikuar parashikimet e saja për shkarkime të infektuara me trojan prej 6.000 deri në 700 dollarë.

LEXO EDHE:  Ja sesi hakerët kanë përdorur teknologjinë e Apple për të shpërndarë aplikacione të piratuara

Lajmet e fundit>