Siguri

Mozilla rrit shpërblimin për informata rreth vrimave të sigurisë

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
Mozilla rrit shpërblimin për informata rreth vrimave të sigurisë

Ndryshimi është pjesë e asaj që Mozilla e quan një rifreskim të Programit Shpërblyes të Vrimave të Sigurisë, që është lansuar në vitin 2004.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në gjashtë vitet e fundit prej se është shpallur programi Mozilla, dhe ne besojmë se një prej mënyrave më të mira pë të mbajtur të sigurtë përdoruesit tanë është që ta bëjmë ekonomikisht më të qëndrueshme për hulumtuesit e sigurisë që të bëjnë gjënë e duhur kur paraqesin informata” shkroi Lucas Adamski, drejtor i inxhinierimit të sigurisë, në një blog post.

Mozilla gjithashtu ka shpjeguar edhe programin shpërblyes, që do të vazhdojë të aplikohet në Firefox dhe në klientin e-mail Thunderbird, dhe gjithashtu për shfletuesin mobil Firefox dhe për shërbimet tjera në të cilat bazohen produktet. Edhe për beta version vlenë programi i shpërblimeve.

Mozilla megjithatë mund të mos shpërblejë një hulumtues, nëse organizata ka vërtetuar se ai person nuk është sjell në interesin më të mirë të përdoruesit, shkroi Adamski.

LEXO EDHE:  Skuteri elektrik i Xiaomi mund të hakohet dhe kontrollohet nga distanca

Lajmet e fundit>