Siguri

Mozilla’s nuk i bënë përshtypje test i Microsoft

Publikuar , 14 Tetor 2011
0
Mozilla’s nuk i bënë përshtypje test i Microsoft

Faqja www.yourbrowsermatters.org, rendit këta shfletues dhe i vlerëson me një notë prej 0 deri në 4. IE9, shfletuesi më i ri i Microsoft ka arritur një rezultat të përkryer, dhe IE8 i vitit 2009 ka mbledhur 3 pikë, kurse Chrome e Firefox kanë arritur të fitojnë vetëm 2.5, respektivisht 2. 

Microsoft ka regjistruar faqen nën domenin “.org”, që zakonisht rezervohet për organizata jo-fitimprurëse, që është diçka jo e zakonshme për një kompani. Mozilla në anën tjetër nuk e ka konsideruar si shumë të rëndësishëm testin. “Mozilla është krenare për traditën e saj të gjatë si lidere e sigurisë” tha Johnathan Nightingale, drejtor i kompanisë për inxhiniering të Firefox. “Ne besojmë se të qenit sigurt në ueb nënkupton  një shfletues që mbron kundër malware dhe kundër phishing, duke përfshirë edhe teknologji të reja që ndihmojnë faqet dhe përdoruesit për të siguruar vetveten, dhe një ekip reagues i sigurisë që sjell në pah përditësime sigurie me hapa të shpejtë dhe të besueshëm”.

Nightingate u shpreh se testi nuk ka ndonjë rëndësi për shkak se nuk përfshinë tre kritere si: HSTS, Do Not Track dhe kohën e arnimeve. HSTS është një standard ende jo i pranuar që mundëson serverët e ueb faqeve t’i tregojnë shfletuesit nëse mund të lidhen vetëm duke përdorur një link të enkriptuar siç është HTTPS. Firefox dhe Google Chrome përkrahin HSTS; e Microsoft Internet Explorer nuk përkrahë diçka të tillë. “Do Not Track” është një tjetër veçori që ju mundëson përdoruesve të shfletojnë online duke u mbrojtur nga vëzhgimi i ueb faqeve dhe vëzhguesve. 

Ndërsa kritika e tretë është koha e shpalosjes së përditësimeve që është një tjetër gjë e ndërlidhur me Internet Explorer. Mozilla përditëson Firefox’in me arnime sigurie çdo gjashtë javë, kurse Microsoft arnon lëshimet e IE çdo dy muaj. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Facebook: Miliona fjalëkalime të Instagram janë ruajtur në format të lexueshëm

Lajmet e fundit>