Harduer

MSI azhornon laptopin për lojra GT70 0NE me GeForce GTX 680M

Publikuar , 26 Gusht 2012
0
MSI azhornon laptopin për lojra GT70 0NE me GeForce GTX 680M

MSI e përshkruan serinë e saj G GT70 0NE si një nga notebook-ët më të jashtëzakonshëm, një përshkrim me të cilin konkurruesit e saj nuk bien dakort, edhe pse ju nuk mund të kundërshtoni pjesët dhe parametrat super të fuqishëm që ajo përmban.

Pjesa më e re e harduerit brenda laptopit MSI GT70 0NE është Nvidia GeForce GTX 680M, një nga kartat grafike më të shpejta për momentin.

Duhet të shpenzoni shumë për të luajtur shumë. GT70 0NE është i konfiguruar me 680M dhe kushton rreth 2600$.

Nuk është një çmim i lirë për një laptop 17.3-inç. MSI e justifikon më së miri këtë çmim pasi ai në vetvete përmban super parametra, një proçesor Intel Core i7 3610QM Quad-Core Ivy Bridge 2.3GHz, një kujtesë RAM 16GB DDR3-1600, një kujtesë të brendshme 750GB, lexues/shkrues Blue-Ray, një kartë Killer Gaming Network, një tastierë me dritë të pasme, një kamera 720p HD, bateri super të fuqishme dhe një sistem operimi Windows 7 Home Premium 64-bit.

Versioni më i lirë vjen për 1500$ dhe ka të njëjtin proçesor, 12GB RAM, kartë grafike Nvidia GeForce GTX 670M, por ka dhe konfigurime të tjera që vijnë me çmime më të larta. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas Telekom Albania, grupi Grek mohon zërat për shitjen e Telekom Rumania

Tags >

laptopMSI
Lajmet e fundit>