Harduer

MSI lason laptopin e dedikuar për argëtim, CX705MX

Publikuar , 04 Maj 2010
0
MSI lason laptopin e dedikuar për argëtim, CX705MX

MSI CX705MX veçohet me një ekran LCD 17.3 inç me një rezolucion prej 1600 x 900 piksela, dhe ratë aspekti 16:9.

Fuqia përpunuese buron nga një procesor Intel Core 2 Duo, ndërsa grafika ofrohet nga një ATI Radeon HD 545V me 512 MB VRAM.

Specifika të tjera përfshijnë mundësinë për të zgjedhur një hard disk me kapacitet prej 250GB, 320GB ose 500GB SATA, e gjithashtu në ofertë keni edhe 802.11 b/g/n WiFi dhe Bluetooth 2.1, plus një ueb kamerë me 1.3 megapiksel.

MSI CX705 veçohet me dy altoparlantë dhe një bas përcjellës të tyre, si dhe me një bashkësi portesh që përfshijnë HDMI, tre porte USB 2.0, një mikrofon dhe një port për kufje, RJ45 dhe Kensington lock port, plus një bateri gjashtë qelizore.

Deri më tani ende nuk janë bërë të ditura detajet rreth çmimit.

LEXO EDHE:  Kamera selfie e Oppo e tejkalon imagjinatën tuaj

Lajmet e fundit>