Harduer

MSI nxjerr Notebook-un për lojra

Publikuar , 28 Shtator 2012
0
MSI nxjerr Notebook-un për lojra

Nëse po mendoni se Notebook-u juaj i ardhshëm do të suportonte Ivy Bridge, ju duhet të shikoni Notebook-un e ri për lojra të MSI.

Ky laptop mban një AMD të fuqishme me një sistem Quad-Core A10 të serisë së proçesorëve “Trinity”, A10 4600M e ndjekur nga një kartë grafike Radeon HD 7970.

Në fillim duket se është diçka shumë e madhe, por ky është vetëm fillimi. GX60 është një aparat 5.6-inç me një ekran me dritë LED Full HD 1080p me rezolucion 1920×1080, deri në një memorje 16GB DDR3-1600, lexues/shkrues DVD ose Blue-ray, uebkamera 720p HD, NIC Killing Gaming Networking, një portë USB 2.0, dalje HDMI, dhe disa karakteristika të tjera super.

Akoma nuk ka fjalë rreth çmimit të saj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Meteorologët të shqetësuar për 5G-në

Lajmet e fundit>