Harduer

MSI paraqet një laptop ultra të hollë të quajtur X370

Publikuar , 30 Mars 2011
0
MSI paraqet një laptop ultra të hollë të quajtur X370

Për ata që janë të interesuar të dinë më shumë statistika kjo njësi ka dimensione prej 324 (gjerësi) x 227 (gjatësi) x 22.8 (lartësi) milimetra, kurse për lexuesit tanë matanë oqeanit që punojnë me sistem tjetër të njësive, X370 ka dimensione prej 12.76 x 8.94 x 0.89 inç. E së bashku me baterinë pesha arrin vetëm në 1.4 kg.

Për një laptop me madhësi 13.4 inç, që bazohet në Windows dhe që kërcen mes një netbook-u dhe një laptopi me madhësi të plotë, nuk është gjë e keqe, e në anën tjetër fuqia e tij është gjithashtu tërheqëse, kur kihet parasysh se ka një AMD dual-core E350 me 1.6GHz dhe 1MB Cache.

Përveç kësaj lista e specifikave të këtij laptopi vazhdon me vend për DDR3, hard disk me kapacitet prej 320GB, 500GB apo 640GB, kartelë grafike AMD Radeon HD 6310, dy porte USB 2.0, lexues të kartelave të memories, zërim SRS PC, 802.11 b/g/n WiFi, Bluetooth v2.1+EDR, Gigabit Lan, 1.3 MP ueb kamerë, etj.

Bateria edhe pse është 4 qelizore, MSI thotë se ajo është në gjendje të sjellë plot 10 orë pune. Si është kjo e mundur? Po procesori AMD E350 thith vetëm 18W energji. Shtoni kësaj edhe sistemin e menaxhimit të rrymës MSI ECO, dhe do të rregullohet më tej jetëgjatësia e baterisë.

Çmimin ende nuk e kemi mësuar por për ta plotësuar këtë informatë që nuk e kemi po ju njoftojmë se laptopi ofron edhe touch-pad me multitouch, tastierë chicklet dhe softuer unik EasyFace 2.0 për identifikim. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  ThinkPad-ët e Lenovo ofrojnë 4 orë më shumë bateri falë procesorëve të gjeneratës së 10-të Intel

Lajmet e fundit>