Harduer

MSI do të lansojë 3D laptop në shtator

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
MSI do të lansojë 3D laptop në shtator

Shumë prej tyre përdorin sistemin Nvidia 3D Vision, që përdor syze aktive. Dhe gjithashtu ka edhe sisteme që përdorin syze më të lira për të përjetuar përvojnë 3D.

MSI pritet të sjelë një 3D laptop që do të jetë gati për lansim në mes të muajit shtator dhe që do të sjellë përkrahje 3D me syze pasive. Makina thuhet se do të ketë një çmim prej 934 dollarë dhe në kuadër të këtij çmimi do të ofrohet një GPU e integruar Intel, me softuer TriDef 3D për përmbajtje 3D.

Laptopi do të krijohet drejpërsëdrejti nga MSI. Syzet pasive do të bëjnë këtë laptop më pak të kushtueshëm sesa produktet tjera në treg me syze aktive dhe do ta bëjë më të lehtë për konsumatorin që të gjejë syze ekstra, në mënyrë që shumë përdorues të shikojnë 3D në të njëjtën kohë. Sipas të gjitha gjasave edhe syze që 3D që i keni marrë në teatër do të mund t’i përdorni me këtë laptop të MSI.

LEXO EDHE:  Njihuni me telefonin Motorola që paloset vertikalisht

Lajmet e fundit>