Lajmet

MSN planifikon nxjerrjen e një versioni të ri

Publikuar , 04 Tetor 2012
0
MSN planifikon nxjerrjen e një versioni të ri

Microsoft-i planifikon të bëjë një version të ri dhe të optimizuar për prekje të portalit të tij MSN për përdoruesit e Windows 8, Windows RT dhe Internet Explorer 10 që nga 26 tetori i këtij viti.

Zyrtarët e ndërmarrjes Microsoft janë duke treguar një pamje pothuajse të kryer të atij portali në Nju Jork gjatë Javës së Reklamimit, që filloi më 1 tetor.

Ata gjithashtu do të paraqesin reklamat e reja që do të jenë në dispozicion në MSN dhe në pjesën për zgjedhje të aplikacioneve në dyqanin Windows Store gjatë javës së reklamimit.

Portali i përditësuar i MSN-së do të jetë në dispozicion vetëm për përdoruesit e Windows 8, Windows RT dhe Internet Explorer 10, duke filluar në 11 tregjet më të mëdha botërore të Microsoft-it, tha Bob Visse, i cili është menaxheri i përgjithshëm i MSN.com.

Nuk do të jetë i dukshëm për publikun deri më 26 tetor, që përkon me ditën kur Windows 8 del në shitje me pakicë.

Konsumatorët që përdorin versionet më të vjetra të Windows dhe Internet Explorer (ose shfletuesit e palës së tretë) nuk do të kenë qasje në përvojën e përditësuar të MSN.

Derisa optimizimi të jetë i navigueshëm përgjatë gjesteve me prekje, ai gjithashtu do të ofrojë mbështetje për mbi tastierë. Logoja e MSN-së në këndin e majtë lart shërben si një “ballinë për t’u rikthyer” për faqen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kush janë iPhone dhe iPad që do të marrin iOS 14