Lajmet

Muaji Evropian i Sigurisë Kibernetike, 328 aktivitete në 32 vende për të ndërgjegjësuar njerëzit rreth sigurisë online

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Tetor 2019
0
Në një botë të dominuar nga teknologjia, peizazhi i sigurisë kibernetike po bëhet më kërcënues se kurrë më parë dhe po evoluon me shpejtësi. Muaji Evropian i Sigurisë Kibernetike, 328 aktivitete në 32 vende për të ndërgjegjësuar njerëzit rreth sigurisë online

Për shumë muaji Tetor është ai i fantazmave, shtrigave, magjistarëve dhe kungujve. Në fund të fundit kulminon me ditën më të frikshme të vitit, Halloween.

Por në skajin tjetër, Tetori është muaji i dedikuar një subjekti i cili nëse injorohet mund të provojë shumë më i frikshëm dhe është siguria kibernetike.

Në një botë të dominuar nga teknologjia, peizazhi i sigurisë kibernetike po bëhet më kërcënues se kurrë më parë dhe po evoluon me shpejtësi.

Rreziqet potenciale janë të pafundme dhe shumë sulme kibernetike nganjëherë përfundojnë më pranë sesa kemi menduar ndonjëherë.

Për këtë realizohen fushata të tilla si Muaji Evropian i Sigurisë Kibernetike. Gjatë Tetorit iniciativa në fjalë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin, të ndryshojë sjellje dhe të ofrojë burime të aksesueshme për të edukuar njerëzit sesi të qëndrojnë të sigurte online.

Duke bërë kështu, fushatat vënë theksin në disa hapa të thjeshtë të cilët mbrojnë të dhënat tona personale, profesionale dhe financiare.

Për të arritur këtë objektiv fushatat sillen rreth disa tematikave të cilat organizohen gjatë një muaji. Në Evropë këtë muaj dy janë tematikat kryesore: higjiena kibernetike dhe teknologjitë e reja. Ndërsa e para ka për synim atë që të gjithë mendoni, sjellja të thjeshta për tu mbrojtur nga kërcënimet kibernetike, e dyta fokusohet tek teknologjitë e reja të cilat sjellin rreziqe të reja.

Në Evropë do të organizohen disa aktivitete në disa vende të kontinentit për të promovuar objektivat e fushatës. Nga prezantimi me inxhinierinë sociale në Britani tek siguria kibernetike për fëmijët në Danimarkë dhe organizimi i një loje interaktive phishing në Belgjikë.

Plot 328 aktivitete në 32 vende do të organizohen gjatë këtij muaji përfshirë edhe Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Facebook thirrje nga SHBA-ja për të ndaluar zhvillimin e monedhës digjitale

 

Dy aktivitete të tilla janë parashikuar edhe në kryeqytetin Shqiptar Tiranë. I pari quajtur Konferenca CyberCon Albania mbahet më datën 10 Tetor 2019 në Xheko Imperial ndërsa të gjithë të interesuarit mund të rezervojnë biletat e tyre në këtë lidhje.

Aktiviteti i dytë, Konferenca Women in Tech, organizohet nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike më 21 Tetor 2019 në Hotel Plaza.

Konferenca ka në fokus gra dhe vajza, të cilat studiojnë dhe kanë ndërtuar karrierën e tyre në fushën e Teknologjisë dhe më specifikisht, në fushën e Sigurisë Kibernetike.

Në një botë e cila po bëhet më shpesh shënjestër e sulmeve kibernetike, fushatat ndërgjegjësuese si ECSM janë jetike për edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit rreth rëndësisë së sigurisë online. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>