Intervista

Mungesa e edukimit IT pengon zhvillimin ekonomik

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Mungesa e edukimit IT pengon zhvillimin ekonomik

Është një nga njerëzit më me eksperiencë dhe një ekspert i tregut për EEM**. Për të pasur një panoramë më të mirë rreth rritjes së tregut të IT-së në Shqipëri dhe Kosovë, bisedova me të, duke shpresuar se ato që do të thoshte, do të mund të shpërndajnë sado pak mjegullën që akoma mbulon tregun e teknologjisë në Shqipëri dhe Kosovë. Zoti Scherz theksoi fort nevojën për edukim në rajonin tonë, si e vetmja rrugë drejt përparimit dhe mirëqenies.

Ç’plane afatshkurtra dhe afatmesme ka HP-ja për Shqipërinë dhe Kosovën?

Në të ardhmen e afërt HP-ja do të vazhdojë të fuqizojë partnerët lokalë dhe të shtojë kontributin duke ofruar bashkë me ta zgjidhjet e duhura për tregun. Hapi tjetër, që mund të ndodhë ndoshta dhe vitin e ardhshëm, është përmirësimi i shërbimit në drejtim të pjesëve të këmbimit dhe një mbështetje e një niveli të lartë për klientët, tek të cilët IT-ja ka një rëndësi të madhe për biznesin. Kemi krijuar tashmë një përfaqësi fi skale në Shqipëri për të pasur një mbështetje më të mirë për sa u përket taksave lokale dhe ndërkombëtare për shërbimin që ofrojmë tashmë.

A ka plane për të lokalizuar në shqip literaturën e HP-së?

Për momentin jo! Për të implementuar lokalizimin e literaturës na duhet të kemi një volum më të madh shitjesh dhe shërbimesh në Shqipëri dhe Kosove; afërsisht 20-fishin e asaj që kemi sot. Në disa vende të vogla ndodh që partnerët lokalë u bashkëngjisin produkteve dhe shërbimeve dokumentacionin e lokalizuar në gjuhën vendase, por deri tani nuk kemi pasur asnjë kërkesë të tillë nga Shqipëria ose Kosova.

LEXO EDHE:  Meridian Miftari: Intervistë me Cyber Security e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Si është rritja e tregut të HP-së në Shqipëri dhe Kosovë?

Ndryshon mes 3 grupeve të produkteve tona, që janë teknologji printimi, sisteme personale dhe produktet e shërbimet dhe biznesit. Rritja ka variuar nga 20% shkoi dhe shpresojmë se do arrijmë të njëjtat shifra dhe këtë vit. Parashikojmë një rritje të madhe në sektorin e biznesit dhe për kompjuterët e lëvizshëm.

Ç’mendim keni për tregtuesit e produkteve HP në Shqipëri dhe Kosovë?A po bëjnë gjithçka që duhet bërë?

Tregu ndryshon vazhdimisht dhe tregtuesit e produkteve tona duhet të ndryshojnë mënyrën si operojnë për t’u përshtatur. Tregtuesit tanë më të mirë e kanë kuptuar këtë dhe janë konsultuar me ne për të kuptuar se si tregu do të zhvillohet, bazuar kjo në eksperiencat tona në vendet e tjera. Ata po përshtatin strategjitë dhe po përgatiten për të plotësuar nevojat e shtuara nga rritja e tregut. Por ka gjithashtu edhe partnerë tanët që përpiqen të bëjnë ca para të shpejta dhe nuk mendojnë në mënyrë strategjike. Sigurisht një pjesë e tyre do të zhduken me kalimin e kohës.Në përgjithësi jemi të kënaqur me partnerët tanë në Shqipëri dhe Kosovë, sepse ata mund të krahasohen me të tjerët në Evropën Qendrore dhe Lindore.

 HP-ja ka një rol të rëndësishëm në edukimin IT; a ka ndonjë iniciativë për Shqipërinë dhe Kosovën?

Kjo është shumë e rëndësishme! HP-ja po shpenzon çdo vit në mbështetje të edukimit. Para tre vjetësh ne sponsorizuam ngritjen e një sistemi (kompjuterik) për Universitetin e Ti ranës. Kemi dëgjuar nga partnerët tanë se nuk ka aq sa duhet inxhinierë të kualifi – kuar në tregun lokal. Duket se Shqipëria po vuan atë që ne e quajmë “Rrjedhja e Trurit”. Nëse Shqipëria dhe Kosova duan të bëhen baza për shoqëri dhe investime të mëdha, duhet të investojnë shumë më tepër për një edukim më cilësor. Në qoft ë se shohim vetëm qendrën tonë në Sofj e, me më shumë se 1200 të punësuar, kemi nevojë për 150 deri 200 persona të kualifikuar shtesë. Nga ajo që kam dëgjuar nga partnerët tanë është e vështirë të gjesh edhe 10 persona të kualifikuar në një vit në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Agon Avdimetaj: Intervistë me Inovacionin e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Ndonjë lajm të mirë që duhet ta dimë?

Lajm shumë i mirë është nënshkrimi i një kontrate me një Distributor të dytë në Shqipëri, për të mbuluar një hapësirë më të madhe tregu.

Besoj se kërkojmë shumë po t’ju luteshim që të sillnit zyrat qendrore të HP-së në Shqipëri ose Kosovë?!!!!

Ju fola më parë për edukimin dhe nevojat e tregut. Jam i sigurt që një ditë HP-ja do të stabilizojë në Shqipëri dhe Kosovë stafin vet, por për të arritur këtë duhen të paktën 20 milion Euro biznes për të justifikuar prezencën. Besoj se
jemi akoma 1 ose 2 vjet larg nga fi llimi i ndërtimit të një plani konkret. Një gjë e vogël, p.sh. ne po presim që Kosova të marrë kodin e saj. Sistemet ndërkombëtare, logjistika dhe tatimet, na lejon të hapim përfaqësi ose të regjistrojmë të ardhura vetëm në vendet e regjistruara me standardet ISO. Të
shpresojmë që kjo do të ndodhë shpejt me Kosovën! Ndoshta kosovarët vetë nuk e shohin këtë si diçka të rëndësishme, por është ndihmuese për kompanitë ndërkombëtare dhe investitorët.

Ç’këshillë do i jepnit lexuesit tonë dhe sidomos biznesit?

Përpiquni të shikoni 3 vjet në të ardhmen. Gjërat do të ndryshojnë në mënyrë dramatike dhe nëse ti je pjesë e ndryshimit apo nxitës i tij, do të mbijetosh dhe përparosh. Nëse analizon vetëm të shkuarën dhe të tashmen, do të thotë që nuk je në timon e nuk mund ta drejtosh veten drejt destinacioneve të së ardhmes.

 

Lajmet e fundit>