Biznes

Musk bëhet njeriu i 5-të më i pasur në botë

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Gusht 2020
0
49-vjeçari sipërmarrës tani është personi i 5-të më i pasur në botë përpara manjatit Indian të naftës Mukesh Ambani dhe investitorit Warren Buffet. Musk bëhet njeriu i 5-të më i pasur në botë

Aksionet e Tesla u rritën më 11.2% ditën e Hënë duke kontribuar plot 7 miliardë dollarë në pasurinë e Elon Musk e cila përllogaritet në 83.6 miliardë dollarë.

49-vjeçari sipërmarrës tani është personi i 5-të më i pasur në botë përpara manjatit Indian të naftës Mukesh Ambani dhe investitorit Warren Buffet.

Megjithatë miliarderi thotë se nuk i intereson fare lista e Forbes. Këto numra rriten e bien apo ajo që ka rëndësi është të ndërtosh produkte që njerëzit i duan kishte thënë Musk.

Në Korrik ai ngjit në vendin e 5-të me pasuri prej 74 miliardë dollarësh. Tani aksionet e Tesla janë rritur me 32% në 5 ditët e fundit. Që nga Marsi pasuria e tij është trefishuar ku rënditej njeriu i 31 më i pasur në botë.

Tesla është prodhuesi më me vlerë në botë prej 342 miliardë dollarësh duke lënë pas konkurrentë si Ford, Volkswagen e Toyota. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WordPress publikon versionin 5.5.1 për të rregulluar miliona uebsajte