Biznes

Musk blen Twitter, çfarë do të thotë kjo për rrjetin social

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Prill 2022
Ai kërkoi lehtësim të masave kufizuese mbi përmbajtjet. Kompania fillimisht refuzoi ofertën e Musk por tani do të kërkojë nga aksionerët të votojnë për aprovimin e marrëveshjes. Musk blen Twitter, çfarë do të thotë kjo për rrjetin social

Bordi drejtues i rrjetit social Twitter ra dakord të shesë kompaninë për 44 miliardë dollarë tek miliarderi Elon Musk.

Dy javë më parë Musk bëri një ofertë për blerjen e rrjetit social duke thënë se ka një potencial të madh për tu shfrytëzuar.

Ai kërkoi lehtësim të masave kufizuese mbi përmbajtjet. Kompania fillimisht refuzoi ofertën e Musk por tani do të kërkojë nga aksionerët të votojnë për aprovimin e marrëveshjes.

Musk është njeriu më i pasur në botë sipas Forbes me pasuri prej 273.6 miliardë dollarësh. Ai është aksioner në kompaninë që ka themelues Tesla të makinave elektrike dhe gjithashtu drejton SpaceX.

Lëvizja vjen në një kohë kur Twitter përballet me presion nga politikanë dhe rregullatorë për përmbajtjet që shfaqen në platformën e saj. Kritikë të djathtë e të majtë kanë reaguar ndaj përpjekjeve të kompanisë për të kontrolluar informacionin në platformë.

Vitin e kaluar në një prej lëvizjeve të profilit të lartë dëboi ish presidentin Amerikan Donald Trump nga platforma i cili ishte përdoruesi më fuqishëm i platformës.

Musk numëron 80 milionë ndjekës në Twitter.

Blerja e Twitter pritet të përmbyllet drejt fundit të vitit dhe aksionet e kompanisë do të privatizohen. Musk premtoi ti japë liri përdorimit të platformës.

Themeluar në 2004, kompania kishte në fund të 2021 afro 217 milionë përdorues aktivë në ditë dhe 5 miliardë dollarë të ardhura, vetëm një fraksion i asaj që ka Facebook. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Elon Musk tregon sesi do të ngjajë fluturimi në Mars