Blog

Musk: nëse njerëzit nuk duan të kenë fëmijë, civilizimi do të shuhet

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Dhjetor 2021
“Nëse njerëzit nuk do të kenë më shumë fëmijë, civilizimi do të shuhet. Mbani mend fjalët e mija,” shtoi Musk. Musk: nëse njerëzit nuk duan të kenë fëmijë, civilizimi do të shuhet

CEO i SpaceX Elon Musk tha se njerëzit duhet të kenë më shumë fëmijë. “Nuk ka mjaftueshëm njerëz,” tha Musk gjatë një evenimenti të Wall Street Journal.

Miliarderi i teknologjisë tha se rënia e ritmeve të lindjeve të reja është një prej rreziqeve më të mëdha të civilizimit. Komentet e tij vinë ndërsa lindshmëria ka rënë kudo në botë.

Musk shtoi se shumë “mendje të ndritura” besojnë se ka njerëz shumë në botë dhe se popullsia do të dalë jashtë kontrolli. “Është krejtësisht e kundërta, tha Musk.

“Nëse njerëzit nuk do të kenë më shumë fëmijë, civilizimi do të shuhet. Mbani mend fjalët e mija,” shtoi Musk. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj Intel që sfidojnë AMD Ryzen debutojnë më 19 Nëntor