Blog

Musk përfundon në gjykatë për një cicërimë në Twitter

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Shkurt 2019
0
Vitin e kaluar Musk kishte rënë dakord të mos bënte komente rreth performancës financiare të Tesla pas një marrëveshje me kompaninë. Musk përfundon në gjykatë për një cicërimë në Twitter

Autoritetet financiare Amerikane kërkuan nga një trup gjykues në Nju Jork të mbajë përgjegjës bosin e Tesla Elon Musk për mospërfilljen e ligjit pas komenteve të bëra në median sociale.

Lëvizja e Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) vjen pasi Musk publikoi një cicërimë për prodhimin e makinave Tesla.

Vitin e kaluar Musk kishte rënë dakord të mos bënte komente rreth performancës financiare të Tesla pas një marrëveshje me kompaninë.

Marrëveshja hyri në fuqi në Gusht të 2018 pas komenteve të tjera të tij për të dërguar Teslan si një kompani private.

Aksionet e Tesla ranë me 5% menjëherë pas lajmit. Javën e kaluar ai tha se kompania synon të prodhojë 500,000 makina në 2019-ën.

Në padinë e dërguar pranë gjykatës nga SEC thuhej se Musk nuk kishte marrë aprovim përpara publikimit të cicërimës. SEC thotë se informacioni ka qenë publik për 24 milion njerëz.

Musk tha se këto shifra ishin bërë publike edhe më parë në një telefonatë me analistë financiarë.

Në një cicërimë tjetër Musk dha më shumë informacion duke thënë se Tesla synon të prodhojë 10 mijë makina në javë.

Si filloi përplasja e cicërimave?

Tesla kaloi një periudhë të vështirë pas komenteve të Musk bëri në rrjet sociale në Gusht kur tha se kishte siguruar një fond për të dërguar Tesla private.

Aksionet u rritën me shpejtësi në përgjigje të komenteve të tij por disa javë më pas Musk u tërhoq nga plani.

Autoritetet Amerikane gjobitën Tesla me 20 milionë dollarë dhe atij ju kërkuar të lironte pozicionin e Kryetarit të Bordit për 3 vite.

Musk në një intervistë për CBS ishte shprehur se nuk kishte fare respekt për SEC dhe kishte pranuar të paguante gjobën sepse besonte tek sistemi i drejtësisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët shpërblehen me makinën që arritën të hakonin

Lajmet e fundit>