Biznes

Musk shet aksione në Tesla pas blerjes së Twitter

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Prill 2022
Termat e marrëveshjes së Musk për blerjen e Twitter parashikojnë pagesën e 21 miliardë dollarëve në kesh. Musk shet aksione në Tesla pas blerjes së Twitter

Elon Musk ka shitur thuajse 8,5 miliardë dollarë në aksione të Tesla që kur siguroi marrëveshjen 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter.

Shefi ekzekutiv i kompanisë së makinave elektrike shiti aksionet ditën e Marte dhe të Mërkure sipas autoriteteve.

Shitja erdhi ndërsa aksionet e Tesla ranë nga frika se investitori do të merrte para nga Tesla për të financuar blerjen e Twitter.

Termat e marrëveshjes së Musk për blerjen e Twitter parashikojnë pagesën e 21 miliardë dollarëve në kesh.

Pas lajmit aksionet e Tesla ranë me 12%, dhe është rënia më e madhe që prej Shtatorit 2020. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Elon Musk zbulon identitetin e krijuesit të Bitcoin