Biznes

Musk vazhdon të shesë aksionet në Tesla

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Nëntor 2021
Përmes një ankete në Twitter, Musk pyeti 60 milionë ndjekësit e tij nëse duhet të shesë 10% të aksioneve të tij që posedon në Tesla. Rezultatet e anketës favorizonin shitjen e aksioneve. Musk vazhdon të shesë aksionet në Tesla

CEO i Tesla Elon Musk ka shitur 1.05 miliardë dollarë në aksione ditën e Marte. Në total vetëm gjatë muajit Nëntor Musk ka shitur 9.85 miliardë dollarë aksione përfshirë 6.9 miliardë të datës 10 Nëntor dhe 1.9 miliardë të datës 15 Nëntor.

Ai mban më shumë se 169 milionë aksione në kompaninë Tesla. Pasi Musk filloi të shesë aksionet, vlera e tyre në Tesla ra me 15.4%, niveli më i ulët i 20 muajve të fundit.

Përmes një ankete në Twitter, Musk pyeti 60 milionë ndjekësit e tij nëse duhet të shesë 10% të aksioneve të tij që posedon në Tesla. Rezultatet e anketës favorizonin shitjen e aksioneve.

Por Musk kishte lënë të kuptohet më herët se po shkonte drejt kësaj lëvizjeje ndërsa disa spekulonin se po bëhej me qëllim që të shmangte taksat federale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Clubhouse dyfishon numrin e shkarkimeve