Blog

Musk zbulon se kur Neuralink do të implantojë çipet e para në trurin e njeriut

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2021
Aplikimi i saj do të bëhet për qëllime mjekësore për trajtimin e dëmtimeve të shtyllës kurrizore apo çrregullimeve mendore. Musk zbulon se kur Neuralink do të implantojë çipet e para në trurin e njeriut Photo Source: Shutterstock

Elon Musk tha se Neuralink, kompania që do të lidhë teknologjinë me trurin e njeriut, do të fillojë implantimin e mikroçipeve tek njeriu vitin e ardhshëm.

Bashkëthemeluar nga Musk në 2016-ën, Neuralink po zhvillon një çip që do të implantohet në trurin e njeriut dhe jo vetëm të regjistrojë aktivitetin e tij por edhe ta simulojë atë.

Aplikimi i saj do të bëhet për qëllime mjekësore për trajtimin e dëmtimeve të shtyllës kurrizore apo çrregullimeve mendore.

Musk tha se Neuralink po funksionon mjaft mirë tek majmunët dhe po bëhen testime që çipet të jenë të sigurta dhe qëndrueshme.

Por ekzekutivi i Tesla dhe SpaceX edhe më herë ka bërë deklarata të tilla. Fillimisht ai kishte thënë se implantimi i çipeve do të bëhej në fund të 2020-ës, më pas në fund të 2021.

Ai ka një histori premtimesh për projekte që nuk janë rezultat brenda afateve të parashtruara prej tij. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter gati ti përgjigjet kërkesave të Elon Musk