Harduer

Muzikë Wireless, Maestro

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Muzikë Wireless, Maestro

Për më tepër, mundet gjithashtu të prekni touchscreen-in 7 inç të Conductor për të zgjedhur muzikën. Por sistemi i Linksys nuk është tmerri i Sonos – arsyeja më e madhe është interferenca nga Wi-Fi.
Conductor ka amplifikatorin dhe bokset e tij, kështu që mund ta vendosni kudo në shtëpinë tuaj brenda rrezes së rrjetit wireless (apo një rrjet ethernet me fishë). Njësia është pak më e lartë se 30 cm, por nën 30 cm e gjerë dhe rreth 21 cm e thellë dhe peshon pak mbi 3.8 kg. Ekrani i saj me prekje prej 800 me 600 piksel është i lehtë për t’u lexuar. Bokset prodhojnë tingull të këndshëm për dëgjim jo frekuent dhe foleja opsionale prej 80$ ju lejon të luani muzikë nga iPod-i nëpërmjet pajisjes.
Në disa raste, Conductor luante përmbajtje nga Rhapsody, radio interneti apo përmbajtje lokale mjaft mirë, por vuante me ndërprerje nga degradime performance, program që nuk përgjigjej dhe kufizime të komandës në distancë.
Për 700$ prisja një performancë më të mirë, por Conductor nuk e arriti. Derisa problemet e rrjetit të zgjidhen (sidomos ato që përfshijnë muzikën e internetit), planifikoj të kursej para.

LEXO EDHE:  Axon 9 është telefoni më i mirë i vitit i ZTE

Lajmet e fundit>