Lajmet

My.com lançon një veçori të re: Aksesi i e-mail-it vetëm përmes pajisjeve mobile

Publikuar , 26 Prill 2014
0
My.com lançon një veçori të re: Aksesi i e-mail-it vetëm përmes pajisjeve mobile

My_com-786x305Dega në SHBA e gjigandi rus të internetit Mail.ru, My.com ka lançuar një veçori të re dhe bëhet fjalë për adresa e-maili vetëm për pajisjet mobile. Ngjashëm me tentativat e ndërmarra nga shumë aplikacione të mesazheve, këta adresa të reja e-mail-i aktivizohen duke u ndërlidhur me telefonin tuaj.

Ju mund të përdorni të njëjtin SMS me kodin e aktivizimit në pajisje të shumëfishta, megjithëse nëse numri juaj i telefonit ndryshon, juve do të keni nevoje për një adrese të re e-mail-i. Për më tepër, adresat funksionojnë ekskluzivisht me aplikacionin My.com, MyMail për Android dhe iOS.

Pra së bashku me këto kufizime a do e donit një adresë e-mail-i të tillë? Ajo që bie në sy është hapësira e madhe që ofrohet për llogarinë prej 150 GB. Kompania gjithashtu është krenare për teknologjinë e saj të enkriptimit dhe njoftimet e shpeshta të aplikacionit për e-mail-et e reja që mbërrijnë. Meqë adresa juaj e e-mail-it është aktivizuar përmes numrit tuaj të telefonit, nuk ka nevoje për një kod.

My.com thotë se ditët e sotme përdoruesit çdo ditë e me shumë po u shmangen desktop-ëve dhe po përdorin pajisjet mobile. Teksa kjo është e vërtetë në teori, nëse ju do të merrni një adresë të re e-mail, a do e kufizonit përdorimin e saj në pajisjet të caktuara? Ne mendojmë se përdoruesit e rinj të këtij shërbimi ose e injorojnë këtë gjë ose mund t’u duhet për punë për disa arsye të caktuara. Kjo zgjidhje e ofruar nga My.com nuk duket mjaft e rehatshme për përdoruesit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>