Harduer

MyRacer Lisse Q10 PMP

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
MyRacer Lisse Q10 PMP

Q10 që përmban një dizajn elegant, veçohet me një ekran LCD me madhësi 3 inç (400 x 200 piksela) dhe me ndjeshmëri në prekje, 8GB memorie të integruar dhe port microSD për të përkrahur kartela të memories me kapacitet deri në 32GB.

Q10 përkrahë shumicën e media formateve, duke përfshirë MPEG4, H.264, DivX, XviD, RM/RMVB, MP4, 3GP, MPG, WMV Video, MP3, WMA, AAC, WAV, OGG, FLAC si dhe formatet e imazheve JPEG, BMP  dhe GIF.

Në listën e veçorive gjendet edhe njësia për Radio FM dhe për incizim të zërit. Lexuesi gjithashtu mund të përdoret edhe si lexues elektronik pasi që përkrahë formatet e teksteve TXT. Përveç kësaj ofron edhe port TV-Out.

Nuk ka fjalë mbi çmimin apo datën e paraqitjes në treg, megjithatë , mund të themi lirshëm se ky është PMP-ja më i mirë që kemi parë gjatë këtij viti dhe për fat të mirë nuk është koncept por është një produkt që mund të blihet.

LEXO EDHE:  Policia e Uellsit të Jugut do të përdorë aplikacionin për njohjen e fytyrave

Lajmet e fundit>