Vëzhgim

MySpace po përgatit ndryshim dizajni

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
MySpace po përgatit ndryshim dizajni

“Ne jemi duke testuar një pamje të re dhe kemi ndjenjën se faqja jonë në mesin e përdoruesve është pranuar mirë dhe deri më tani reagimet kanë qenë vetëm pozitive” tha MySpace në një blog. “Si gjithmonë, ne jemi të interesuar të dëgjojmë informata nga komuniteti jonë gjersa vazhdojmë me paraqitjen e avancimeve tek eksperiencat e pëdoruesve dhe po shikojmë para për të shkëmbyer ë shumë detaje me ju gjatë javëve në vazhdim”.

Disa profile të përditësuara veçse janë paraqitur në kuadr të MySpace, duke përfshirë edhe një që i përket zëvendës presidentit të marketingut online të MySpace, Sean Precival. Profili i përditësuar është dukshëm më i pastër sesa template që ka qenë në përdorim deri më sot.

Një përmbajtje e re e centralizuar duket se merr më shumë sesa vetëm disa elemente nga Twitter e Facebook. Ashtu siç është pritur, ka edhe hapësirë për përmbajtje nga të dy faqet konkurruese të rrjete sociale, si dhe hapësirë për faqe si YouTube. Një shirit navigues tani qëndron nën fotografinë e përdoruesit në anën e majtë.

Gjersa MySpace vazhdon të jetë një lojtar i madh në botën e rrjeteve sociale, faqja ka vazhduar të humbas pjesëmarrje në treg dhe ndaj konkurrencës së Twitter dhe Facebook, një fakt që tregon se shumë kanë kërkuar një dizajn më të pastër dhe më të afërt me përdoruesin.

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>