Analiza

Në detaje: Kamera portative Panasonic HM-TA1 HD

Publikuar , 29 Nëntor 2010
0
Në detaje: Kamera portative Panasonic HM-TA1 HD

HM-TA1 është një lloj i ri aparati portativ HD, me përmasa të përshtatshme për në xhep dhe me lëvizshmëri të jashtëzakonshme. Mjaft i vogël saqë mund të mbahet në pëllëmbën e dorës, TA1 mund të futet po aq lehtë në një xhep apo çantë për t’u përdorur si për videoshënime Full-HD poashtu edhe për shkrepje fotosh me cilësi mjaft të lartë – në çdo kohë dhe në çdo vend.

Me dizajnin e vet të thjeshtë dhe funksionimin e lehtë, TA1 është mjaft i lehtë për t’u përdorur nga çdokush, qoftë edhe ata që e përdorin per herë të parë. Të gjitha butonat janë dizanjuar për veprime intuitive, dhe një terminal i integruar me softuer për USB lejon lidhje mjaft të lehtë me PC, si dhe editimin dhe ngarkimin në YouTubeTM apo Facebook. Për të realizuar procesin e regjistrimit, TA1 përdor formatin regjistrues  MPEG-4 AVC (MP4) , përmes kompatibilitetit tij të gjerë, dhe gjithashtu mbështet formatin video të Apple të quajtur iFrame, për ngarkim dhe editim të shpejtë dhe të rehatshëm të videoshënimeve të regjistruara me softuerin iMovie të Mac.
   
TA1 mund të përdoret gjithashtu edhe me shërbimin e telefonisë Skype IP. Thjesht lidhni TA1 në një PC, dhe ai shndërrohet në një kamera interneti (web cam) për video telefonata falas me Skype, me familjen ose miqtë tuaj të largët.

Panasonic TA1HM-TA1 i ri është një aparat portativ kompakt HD, i aftë për Videoshënime dhe Fotografi të një niveli e cilësie shumë të lartë. Përmasat e tij janë vetëm 53,0 mm (gjerësi) x 17,8 mm (trashësi) x 104,0 mm (lartësi). Tërësia e tij  elegante me madhësinë e pëllembës së dorës mund të futet lehtësisht në një xhep apo varet në një rrip dore, për t’u përdorur me lehtësi kudo dhe në çdo kohë, njëlloj sikur se një celular. TA1 i mundëson përdoruesit të regjistroj në formatin Full-HD, video nga jeta e përditshme po aq lehtë dhe rastësisht sikur shkrep fotografi të çastit.

LEXO EDHE:  Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook dhe si funksionon?

E zhvilluar me synimin për të realizuar veprime funksionale të lehta, TA1 në masë të konsiderueshme e thjeshtëzon fotografimin. Pothuajse çdo buton ka një funksion të vetëm. Përdoruesi mund të filloj procesin menjëherë  pas nxjerrjes së TA1 nga xhepi apo çanta. Duke qenë se TA1 mund të perdoret në mënyrë intuitive pa patur nevojë për ta lexuar manualin e përdorimit, madje edhe njerëzit që nuk janë të njoftuar me mënyrën e përdorimit të një fotoaparati digjital apo një videokamere konvencionale, munden me lehtësi ta përdorin TA1.

TA1 ka një terminal të integruar USB me softuer që lejon regjistrimin e videoklipeve dhe imazheve statike të cilat mund të hidhen (lehtësisht) në një PC, per t’u edituar, e ngarkuar më pas në një faqe interneti. Kur TA1 është i lidhur me një slot të USB në një PC, softueri i integruar brenda tij- i emërtuar HD Writer PE 1.0, fillon të veproj automatikisht. Kjo lejon ngarkimin e të dhënave të imazhit në PC për editim, vetëm me anë të prekjes, madje edhe në rastet kur përdoruesi nuk është ulur para një PC në shtëpi. Formati MP4 i përdorur nga TA1 ofron pajtueshmëri të shkëlqyer me PC. Përveç kësaj, TA1 suporton edhe formatin e videos se Apple-it, i quajtur iFrame për një ngarkim pa probleme  dhe të lehtë si dhe për editim të të dhënave të imazhit duke përdorur një kompjuter Mac, duke e ruajtur madhësine e të dhënave njejtë, edhe pasi këto të fundit ngarkohen në një Mac. Softueri i integruar brenda aparatit i quajtur, HD Writer PE 1.0, mund të ngarkoj videoklipet drejtpërdrejtë në YouTubeTM ose Facebook, pa patur nevojë për të hapur një browser (motor kërkimi), dhe për t’iu bërë share (për t’i ndarë me të tjerët) imazheve në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.

LEXO EDHE:  12 mite teknologjike që nuk duhet ti besoni

TA1 mund të përdoret gjithashtu edhe si kamera interneti (web camera¬). Ai mbështet video-shërbimin e telefonatave falas në Skype. Thjesht duke lidhur TA1 me një kompjuter, ju mund të shijoni komunikimin ballë për ballë me familjen ose miqtë tuaj në vende të largëta nga ekrani i kompjuterit.

HM-TA1 u lejon përdoruesve të regjistrojnë, shikojnë dhe të ndajnë me njëri tjetrin video dhe foto me cilësi të lartë – shpejt dhe lehtë. Pajisja e thjeshtë, e stilizuar në format të vogël vjen në katër lloje ngjyrash për t’iu përshtatur* kësisoj preferencave të çdo përdoruesi.

  • Disponueshmëria e Modelit ndryshon në varësi të vendit dhe rajonit.
  • Video Full-HD me 1920 x 1080 piksela” në aparatin portativ HD për përdorim shtëpiak të Panasonik-ut iu referohet videoshënimeve me 1920 pikselë në drejtim horizontal dhe 1.080 pikselë në drejtim vertikal.

Karakteristikat Kryesore të HM-TA1:Panasonic TA1

  • Prodhimi/ Riprodhimi
  • Kualitet i Lartë i Imazhit me opsionin e Regjistrimit në Full-HD (1920 x 1080 / 30p)
  • Regjistrimi i Imazheve statike me 8-Megapiksel
  • Fiksimi i nje Imazhi statik
  • Modaliteti iFrame – Ideal për Përdoruesit e Mac-ut dhe PC-së
  • E.I.S. (Stabilizuesi Elektrik i Imazhit)
  • Zum Digjital 4x
  • Efekti Sepia / Monokrom (efekt njëngjyrësh) /Lekurë Kompakte (Soft Skin)
  • Ndriçimi LED për shkrepje fotografish në vendet të errëta ose me ndriçim të dobët
  • Regjistrim në Karta Memorje SDXC / SDHC / SD  

Rrjetëzimi/Editimi

  • Punon me Skype [Opsion i Ri]
  • Lidhje e shpejtë me PC me anë të një USB të integruar në të.
  • Karikim përmes USB dhe USB Bus Power
  • Ngarkim i lehtë në Internet me anë të Softuerit HD Writer PE 1.0

 

Lajmet e fundit>